Pasuria marramendëse e deputetit Labinot Tahiri, i kalon milionat

Lajme

Pasuria marramendëse e deputetit Labinot Tahiri, i kalon milionat

Nga: H.O. Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:05
Labinot Tahiri

Deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar poashtu pasurinë e tij në Agjenicë Kundër Korrupsionit. Shumat që ai ka deklaruar janë marramendëse.

Nga pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar 3 shtëpi dhe disa parcela toke, që kalojnë vlerën mbi gjysëm milioni.

Image

Por kjo nuk është e vetmja, ai posedon edhe tri vetura, njërën në pronësi të bashkëshortes, por që të trija i ka deklaruar se i ka nga muzika.

Ndonëse mban afro 30 mijë euro të kursyera në bankë, deputeti Tahiri ka 204 mijë euro borxhe për renovime të shtëpive.

Image

Ai ka deklaruar se ka të ardhura rreth një mijë euro në muaj nga muzika, ndërsa 1700 nga paga e deputetit. Në total pasuria e tij del të jetë mbi 1 milionë e 200 mijë euro./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat