Nga imitimi i Lopës deri te vrapimi, momentet qesharake të Ramush Haradinajt

Lajme

Nga imitimi i Lopës deri te vrapimi, momentet qesharake të Ramush Haradinajt

Nga: D.RR Më: 25 janar 2018 Në ora: 18:31
Ramush Haradinaj

Kryeministri aktual i vendit, Ramush Haradinaj, në disa raste i ka bërë qytetarët të qeshin me paraqitjet e tij.  Në disa veprime, Haradinaj është dukur “qesharak”.

Para pak ditësh, kryeministri Haradinaj, bëri "vrapimin e vitit" në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ku pasi bëri disa foto me qytetarë, "lëshoi hapin” drejt objektit të qeverisë së Kosovës, e pas Haradinajt vrapuan edhe këshilltarë të tij.

Nuk është vetëm ky momenti kur Haradinaj i ka habitur qytetarët me sjelljet e tij.

Ai në një emision televiziv, ku ishte i ftuar për të treguar problemin rreth demarkacionit, e mori shembull se si bënë lopa kur i merret ushqimi nga grazhdi.

“Edhe lopës me ia heq koshin kur është t’ju hangër bën muuuuu”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat