Miliona njerëz vdesin nga ndotja e ajrit çdo vit në botë

Lajme

Miliona njerëz vdesin nga ndotja e ajrit çdo vit në botë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 22:12
Ndotja e ajrit

Nuk shënohet në certifikatat e vdekjes, por ende konsiderohet “një nga vrasësit e mëdhenj të kohës sonë”.

Një mjegull e trashë u shtri mbi Nju Delhi, ndërsa dimri filloi në Indi vitin e kaluar, duke i detyruar profesionistët e mjekësisë të lajmëronin për një emergjencë të shëndetit publik. Banorët mbushën spitalet lokale duke u ankuar për probleme të frymëmarrjes. Lojtarët e kriketit u detyruan të vendosnin maska kundër ndotjes, gjatë një ndeshjeje kombëtare mes Indisë dhe Sri Lankës, ndërsa United Airlines anuloi fluturimet në qytet, duke permendur shqetësimet për cilësinë e ajrit.

Ndotja e ajrit nuk është ndër shkaqet e vdekjes që ekzaminuesit mjekësorë listojnë mbi certifikatat e vdekjes, por kushtet shëndetësore të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit, siç janë kanceri i mushkërive dhe emfizema, shpesh janë fatale. Ndotja e ajrit ishte përgjegjëse për 6.1 milion vdekje dhe përbënte rreth 12 përqind të numrit të vdekjeve globale në 2016, vitin e fundit për të cilin të dhënat ishin të disponueshme, sipas Institutit të Mjekësisë dhe Vlerësimit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.

“Ndotja e ajrit është një nga vrasësit e mëdhenj të kohës sonë”, shkroi Philip Landrigan i Shkollës Icahn të Mjekësisë në Malin Sinai në një artikull të botuar në revistën mjekësore The Lancet.

Ministri i ndjerë i Mjedisit i Indisë, Anil Madhav Dave, bëri bujë vitin e kaluar duke mohuar se kishte prova që ndotja e ajrit ishte përgjegjëse për vdekjet në Indi. Dave pranoi se ndotja e ajrit “mund të jetë një nga faktorët nxitës për sëmundjet dhe sëmundjet e lidhura me frymëmarrjen”, por ai fajësoi efektet negative të shëndetit në çështje të tjera: dieta e dobët, rreziqet profesionale, gjendja socio-ekonomike dhe gjenetika, shkruan The Huffington Post.

Dave vdiq në maj 2017 nga një sulm në zemër. Ministri i ri i Mjedisit, Harsh Vardhan, ka thënë gjithashtu “per t’ia mveshur vdekjen ndonje shkaku siç eshte ndotja, kjo mund të jetë e tepërt”.

Por, ka studime të shumta që lidhin ndotjen e ajrit me sëmundjet në mbarë botën, transmeton Gazeta Express.

“Ka një sasi të madhe të të dhënave që lidhin ndotjen e ajrit në natyrë me efekte të padëshirueshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet akute dhe kronike, përkeqësimin e sëmundjeve kronike dhe vdekjen”, tha Dr. Barry Levy, profesor i shëndetit publik nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Tufts.

Sipas IHME, nga 6.1 milion vdekje nga ndotja e ajrit ne vitin 2016, 4.1 milion i atribuohen ndotjes së ajrit. Ndotja e tillë vjen nga burime si automjetet, termocentralet me qymyr dhe fabrikat e çelikut. Ndotja e ajrit nga shtëpitë, ose e brendshme, është një problem më i ngutshëm në vendet me të ardhura të ulëta për shkak të përdorimit të zjarreve shtëpiake për gatim dhe ngrohje dhe ka të bëjë me rreth 2.6 milion vdekje në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat