Sefaj: Veturat ndotësit më të mëdhenj të ajrit

Lajme

Sefaj: Veturat ndotësit më të mëdhenj të ajrit

Më: 29 janar 2018 Në ora: 18:41
Ilustrim

Në konferencën e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit të thirrur nga Komuna e Prishtinës, MMPH dhe MPB po flitet për gjendjen momentale të ndotjes së ajrit, e cila konsiderohet alarmante.

Ministri i MPB-së, Flamur Sefaj tha se së bashku me Policinë e Kosovës do të jenë në dispozicion të qytetarëve, që ta tejkalojnë këtë gjendje.

Ai po ashtu tregoi se ndotësit më të mëdhenj janë automjetet që qarkullojnë gjatë ditës në Prishtinë dhe përdorimi i madh i thëngjillit.

“Duhet t’i respektojmë të gjitha bazat ligjore sepse ndërlidhën në shumë fusha. Ndotës të mëdhenj të ambientit janë automjetet , hyrja e tyre dhe qarkullimi i tyre në qytet, po ashtu edhe përdorimi i madh thëngjillit. Por, mund të themi që MPB dhe Policia është në dispozicion që të ndihmojë që në çdo veprim të jetë prezente sepse është këtu për t’i ndihmuar qytetarët”, tha Sefaj.

Ndërkaq, ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj, tha se përdorimi i thëngjillit është duke e vështirësuar gjendjen e ajrit çdo herë e më shumë. Prandaj sipas saj duhet mobilizim mbarë qytetarë sepse secili mund të ndikojë në uljen e ndotjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat