Milionat prishën raportet e Thaçit e Veselit me vëllezrit Kelmendi, ish-anëtari i SHIK-ut tregon disa të pathëna

Lajme

Milionat prishën raportet e Thaçit e Veselit me vëllezrit Kelmendi, ish-anëtari i SHIK-ut tregon disa të pathëna

Nga: D.RR Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 13:13
Hashim Thaçi dhe Ibrahim Kelmendi

Në një rrëfim për Klan Kosova, dëshmitari Shkumbin Mehmeti rrëfeu për vrasjet e pasluftës, ku përmendi edhe emra të cilët kishin marrë pjesë në ato vrasje, disa prej emrave ishin edhe Ibrahim dhe Qerim Kelmendi.

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, duke folur për gazetën “Bota sot”, thotë se deklaratat e Shkumbin Mehmetit kanë për qëllim çorientimin e vëmendjes publike nga problemet serioze që e kanë pushtuar vendin tonë.

“Intervista e çuditshme e Shkumbim Mehmetit, ish pjesëtar dhe luftëtarë trim pranë UÇK-së, ka qëllim çorientimin e vëmendjes publike nga problemet serioze që ka shteti i jon para vetes”,-thotë Miftari.

“Hashim Thaqi,Kadri Veseli  dhe postieri i tyre Baton Haxhiu dikur postier i Ivica Stanishiqit (UDB), po tentojnë që me sakrifikimin e Ibrahim dhe Qerim Kelmendit, dosta të tyre që dikur janë prish për miliona, t’ua hedhin barrën për të gjitha krimet që i kanë kryer së bashku me ta”-vazhdon Miftari.

Ai tregon se si funksionin grupet, Llap, Drenicë dhe Dukagjin.

“Grupet Llap,Drenicë,Dukagjin bashkëpunonin ndër veti me informacione,logjistik me armë,municion,vetura por edhe në vrasje kur i ndërronin shpesh herë. Llapjanët vrisnin në Drenicë e grupi i Drenicalive vrisnin në Llap apo vrisnin në Dukagjin dhe anasjelltas që ekzekutorët të mos i njifte askush nga vendasit ku u bënin vrasjet”,-tregon Miftari.

Miftari tregon edhe se si kishte shpëtuar Muriqi, i cili ishte cak për tu vrarë nga grupit kriminal.

“Personi me mbiemrin MURIQI shpëton fal fatit pasi telefonit i atentatorëve Nokia herën e parë dështon ta merr lidhjen me telefonin tjetër Nokia i cili ishte i vendosur në Eksploziv (tnt) dhe për disa sekonda kalon Vetura (Opel Rekord) rrezen vdekjeprurëse të valëve goditëse të eksplozivit ushtarak”,-thotë Miftari.

Sipas Miftarit, restaurant “Thana”, ishte vendi ku operonin në Dukagjin dhe ndërronin shpesh numrat e telefonit dhe flet edhe për disa incizime ku sipas Miftarit, ato duhet të  gjinden sepse janë materiale për zbulimin e vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

"Kur kanë dashur të operojnë ne Dukagjin, disa herë e kanë përdorë restorant “Thana”, ku e kanë shfrytëzuar për të pushuar dhe me i ndrru numrat e telefonit, veturat aty i kanë prit logjistika e njerëzve nga Dukagjini. Ky konkluzion nuk është supozim por fakt se vjen si rezultat i hetimeve policore ndërkombëtare, ku ka qen i implikuar edhe inteligjenca e KFORIT. Këto te dhëna nuk ju kanë lan policisë të Kosovës, ketë pyetje duhet me iu parashtru miqve tanë ndërkombëtar, ato hetime ato materiale ato incizime janë mijëra sosh është dashtë dhe duhet ti dorëzohen parlamentit të Kosovës, një komisionit te përbashkët pozitë dhe opozitë. Kosova duhet t’i kërkoj ato materiale janë zbërthimi i shumicës së vrasjeve ne Kosovë nëse i intereson qeveris së Kosovës të zbardhen vrasjet ndonjëherë",-përfundoi Miftari për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat