“Ramush Haradinaj është një burrë i dëgjueshëm që kur kërkon shefi ai ia liron karrigën”

Lajme

“Ramush Haradinaj është një burrë i dëgjueshëm që kur kërkon shefi ai ia liron karrigën”

Nga: D.RR Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 15:39
Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, ka reaguar ndaj presidentit Thaçi, i cili mori pjesë në darkën e organizuar nga qeveria në villën e Behxhet Pacollit.

Pantina thotë se Thaçi është president dhe nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjet dhe takimet e qeverisë.

Mirëpo sipas Pantinës, Haradinaj po duket që shef e ka Thaçin, e po vepron si një burrë i dëgjueshëm që kur kërkon shefi, ai ia liron karrigën.

Postimi i plotë i Pantinës në facebook:

Thaçi President apo Kryeministër?
Sipas Kushtetutës së vendit Presidenti i vendit zgjidhet nga Kuvendi dhe i raporton atij. Asnjëherë deri më sot Presidenti nuk ka marrë pjesë në mbledhje të qeverisë e as nuk ka ndërhyrë në punën e saj. Por Hashim Thacit si duket nuk po I mjafton pozita e Presidentit, ai po dëshiron ta dëshmoj se ai është ende “Shefi” e Ramush Haradinaj është thjesht një burrë i dëgjueshëm që kur kërkon Shefi ai ja liron kërrigën! Ky vend do e sheh dritën e zhvillimit vetëm atëherë kur Thaçi & co nuk janë pjesë e vendimmarrjes! 
Shef, shtetndërtimi nuk nënkupton ndërtimin e rezidencave e muzeve, por shteti ndërtohet duke luftuar krimin e korrupsionin e duke instaluar sundimin e ligjit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat