“Populli i Kosovës shndërrohet në lypsarë pasaportash”

Lajme

“Populli i Kosovës shndërrohet në lypsarë pasaportash”

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 5 shkurt 2018 Në ora: 19:58
Ilustrim

Procesi i liberalizimit të vizave po vazhdon të zgjatet nga organet qeverisëse. Kjo vonesë po i shkakton telashe popullit të Kosovës për të udhëtuar lirshëm drejt Evropës e më gjerë.

Analisti Rexhep Shahu në një prononcim për gazetën ‘Bota sot’’, liberalizimin e vizave e komenton si një proces që e ka shndërruar popullin e Kosovës në lypsarë të pasaportave në shtetet fqinje.

Image
Rexhep Shahu

‘’Mungesa e liberalizimit të vizave e ka shndërruar Kosovën në ishullin e vetëm në rajon ku njerëzit tregohen me gisht se qeverisen nga qeveri që nuk merren seriozisht, që nuk qeverisin seriozisht në bazë ligjesh por në bazë të urdhërave komandantësh. Besoj se populli e vuan rëndë mungesën e liberalizimit të vizave, por kanë ekzistuar rrugë e mundësi të tjera që kanë shërbyer si valvula shkarkimi dhe një pjesë e madhe vitale e popullësisë së Kosovës ka ikë jashtë vendit duke u pajisur në fillim me pasaporta serbe, shqiptare, turke, bullgare etj.’’ 

Tutje ai vlerëson se Kosova po vuan pasojat nga keqqeverisja që po i bëhet shtetit.

 ‘’Qeverisja e keqe i ka detyruar njerëzit të bien në gjunjë në vendet fqinje dhe të pajisen me pasaporta. Mungesa e liberalizimit të vizave ka dëmtuar njerëzit e thjeshtë pasi biznesmenët apo njerëzit e krimit nuk kanë asnjë pengesë për lëvizjen e lirë. Lëvizja e lirë kur mungon dëmton njerëzit. Mungesen e lëvizjes së lirë politikanët e kanë përdorë si kalë betejash për të fituar vota me premtimin e liberalizimit të vizave. Politikanët shpesh premtojnë dhe nuk shkojnë me shty sot e shty nesër. Nuk mund të thuhet se Kosova nuk është në hatër të bashkësisë ndërkombëtare, por Kosova ndëshkohet për shkak të joseriozitetit të klasës politike që drejton’’, përfundon Shahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat