Behgjet Pacolli "pajton" në Washington Ambasadorin William Walker me Presidentin Hashim Thaçi

Lajme

Behgjet Pacolli "pajton" në Washington Ambasadorin William Walker me Presidentin Hashim Thaçi

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 8 shkurt 2018 Në ora: 14:58
Behgjet Pacolli, William Walker dhe Hashim Thaçi

WASHINGTON D.C: Mbas shumë "përplasjeve" mediatike,  dje në Washington, Ambasadori William Walker, duket se është "pajtuar" me Presidentin Hashim Thaçi, dhe kjo ndoshta me ndërmjetësimin e mikut të njohur të zotit Walker, Behgjet Pacolli, i cili duket në një fotografi të përbashkët realizuar nga Iphone në një darkë në një restorant.

Vetë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ka psotuar fotografinë, në llogarinë e tij në Facebook, është u shpreh i lumtur që takoi mbrëmë në Washington, Ambasdorin, William Walker, edhe pse ish-Shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, u tha nga media se e kishte refuzuar të dekorohej nga Thaçi disa muaj më parë.

Thaçi, shkroi në statusin e tij se :“Në SHBA, Kosova ka shumë miq. Është kënaqësi të bisedosh për të arriturat dhe aspiratat e shtetit të Kosovës me njerëzit që e kanë në zemër dhe punojnë për të, siç është z. William Walker”, ka shkruar Thaçi,  duke vendosur në statusin e tij edhe  fotografinë e dalë së bashku me Pacollin dhe William Walker-in, dhe duke vlerësuar poshtë saj rolin e ish-Shefit të Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ose si njihet ndryshe nga shqiptarët Heroi i Reçakut, duke thënë se takimi është mbajtur  në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke e kujtuar me mirënjohjen më të thellë angazhimin e tij për Kosovën, si në vitin 1999, ashtu edhe sot, ka shkruar Thaçi.

Po ashtu  Walker, në përurimin e shtatores së tij, në Reçak vitin e kaluar i kritikoi në mënyrë personale disa udhëheqësit e luftës në Kosovë, duke thënë se : "Të rënit nuk do të dëshironin një Kosovë me krime dhe të udhëhequr nga kriminelët dhe hajnat e Kosovës", trasmetojë vitin e kaluar Bota sot, nga Reçaku ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Ambasadorit  William Walker, ish-Shefit të Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ose si njihet ndryshe nga shqiptarët Heroi i Reçakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat