Eksperti i mjedisit tregon shkaktarët e ndotjes së ajrit në Prishtinë

Lajme

Eksperti i mjedisit tregon shkaktarët e ndotjes së ajrit në Prishtinë

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 8 shkurt 2018 Në ora: 20:20
Pamje nga Termocentralet duke e ndotur ambientin

Periudha dimërore është një sezon koxha problematike për banorët e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obliqit. Cilësia e ajrit po shkakton probleme serioze dhe po e vështirëson jetën në këto komuna.

Në lidhje me këtë çështje eksperi i mjedisit ,Agron Bektashi në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ thotë se ndotësit kryesorë janë Termocentrali B, Ferronikeli, Sharrcemi deponitë e mbeturinave industriale në Mitrovicë dhe vet kombinati Trepça.

Image
Agron Bektashi

‘’Ka shumë vite që janë evidentuar ndotësit më të mëdhenjë edhe për Kosovë edhe për regjionin e Prishtinës. Nëse flasim për cilësi të ajrit atëherë nga studime të ndryshme qoftë ndërkombëtare apo vendore, por edhe me raporte vjetore të Agjencisë Kosovare për Mbrojtje të Mjedisit del se ndotësit kryesor janë industria, trafiku, ngrohja me thëngjill, deponitë e mbeturinave, deponitë e hirit dhe industriale etj. Më saktësisht e kemi fjalën për TC B, për Feroniklin, Sharrcemi, deponitë e mbeturinave industriale në Mitrovicë dhe vet kombinati Trepça, fabrikat private të cilat prodhimin e bazojnë në djegie fosile (thëngjill, naftë, dru etj) , fabrikat me teknologji joadekuate apo të dyshimtë etj’’.

Sa i përket Prishtinës me regjion (Fushë Kosovë dhe Obiliq) pa dyshim se kemi tre ndotës kryesorë: TC B, trafiku i stërrngarkuar dhe ngrohjet enorme të qytetarëve me thëngjill. Gjithashtu janë evidentuar edhe elementet kryesore ndotës: oksidet e azotit, thërrmijat dhe pluhuri fluturues, bloza, CO, CO2 etj.

I pyetur se pse institucionet qendrore dhe lokale nuk kanë paraparë hapësira gjelbëruese? Ai tha se ka mungesë të hapësirave gjelbëruese. Bektashi ua lë ‘’fajin’’ objekteve të cilat sipas tij e kanë zënë pjesën më të madhe të vendit që mund të shfrytëzohej për gjelbërim.

‘’Për fat të keq për shkak të zhvillimit të pakontrolluar urban dhe planifikimit jo adekuat hapësinor jo vetëm në Prishtinë por në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës, kemi mungesa të hapësirave të gjelbëra. Gati të gjitha hapësirat më të mira brenda qyteteve janë të okupuara me objekte betoni qoftë ndërtesa private , administrative apo qendra tregtare. Mbjellja e drunjve halor dhe krijimi i sipërfaqeve të reja brenda qyteteve dhe në afërsi të ndotësve , posaçërisht në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, janë elemente tepër me rëndësi që ndikojnë direkt në cilësi të ajrit”, përfundon Bektashi.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës kishte ndërmarrë një vendim duke e ndaluar qarkullimin e disa automjeteve, por ky vendim ishte valid vetëm për një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat