Gjuriq: Serbia nuk e ndryshon politikën karshi Kosovës

Lajme

Gjuriq: Serbia nuk e ndryshon politikën karshi Kosovës

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:47
Marko Djuriç

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se zgjedhjet që do të mbahen në Beograd do të tregojnë nëse motori i gjithë Serbisë do të lëvizë përpara ose jo.

Ai gjatë një takimi me qytetarë serbë në Meduluza, në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Progresive, ka përmendur edhe Kosovën.

Gjuriq duke folur për familjet e zhvendosura ka thënë se Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj karshi Kosovës, shkruan Politika.

“Është politikë e mbrojtjes, që shkon në interes kombëtar”, pohon Gjuriq.

“Kjo është e ardhmja jonë e vetme, kur bëhet fjalë nëpër kompleksiteitn që kemi kaluar nëpër katër-pesë vjetët e fundit”, është shprehur ai.

“Na duhet konsistencë nëpër të gjitha pjesët e Serbisë”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat