Ja kush e kishte ndihmuar Tahir Zemajn të arratiset nga Burgu i Dubraves

Lajme

Ja kush e kishte ndihmuar Tahir Zemajn të arratiset nga Burgu i Dubraves

Nga: P.R Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:04
Tahir Zemaj

Në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, me autorë Sefedin Krasniqi dhe Arbër Ahmetaj, jepen detaje se si ishte arratisur nga Burgu i Dubravës, Tahir Zemaj.

“Dezintegrimi i Jugosllavisë sapo kishte filluar dhe serbët po përpiqeshin të eliminonin të gjithë personat e rrezikshëm, ata për të cilët mendohej se do të rrezikonin edhe me armë kundër planeve të tyre. Në mesin e tyre ka qenë edhe Tahir Zemaj. Plani ka qenë që ai të "transferohej" në një burg tjetër, në të cilin ai kurrë nuk do të mbërrinte i gjallë. "Kur ka ardhur puna për të më likuiduar në burg, me ndihmën e disa gardianëve shqiptarë, të cilët kishin kryer shërbimin ushtarak në njësitë e mia, kam marrë vesh se ishte mbajtur një mbledhje dhe se "do të më transferonin në burgun e Pozharevcit" në fakt do të më eleminonin. Me ndihmën e atyre ushtarëve jam arratisur nga burgu i Dubravës"”, shkruhet në libër, përcjellë “Bota sot”.

 Në libër, tregohet edhe se kush ishin personat që e kishin ndihmuar Kolonel Tahir Zemajn të arratiset nga burgu i Dubravës.

“Zemaj i përmend me konsideratë dhe mirënjohje emrat e Xhavit Balës, mbikqyrës, Mehmet Demaj, Sherif Thaçit si edhe të komandantit të burgut të Dubravës, Sokol Blakaj. Zemaj shpjegon se kjo ka ndodhur në vitin 1991 dhe historia e arratisjes është një sagë e vërtetë, por së cilës ai nuk dëshiron t'i kushtojë vëmendje në këtë libër. Pas tre katër ditësh me ndihmën e familjes dhe të disa djemve të fshatit të tij, largohet nga Kosova për në Slloveni, Zvicër dhe së fundi në Gjermani. Në Berlin ai strehohet tek disa të afërm të tij. "Në ato ditë më janë gjetur shumë njerëz" kujton koloneli”, shkruan në librin “Kështu foli Tahir Zemaj, faqe 19.

Po ashtu, në libër Zemaj kishte treguar edhe arsyen pse nuk kishte shkuar në Amerikë për tu specializuar.

“Ka qenë vet sali Çeku që i ka sugjeruar dhe e ka nxitur Tahir Zemën të shkonte për bisedime lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm në interesa të çështjes shqiptare, me forcat amerikane në Qendrën për Zbulim dhe Kundërzbulim për Europën Juglindore në Ausburg. Gjërat që janë biseduar atëherë me amerikanët, në vitin 1993, kanë dal të vërteta dhe janë realizuar gjatë luftës në Kosovë. "Në parantezë më duhet të them se në intervistën time gjatë procedurës së kërkimit të azilit politik në Gjermani -  saktëson Zemaj - ka marrë pjesë edhe një oficer amerikan. Ata qenë të bindur që unë isha një oficer dhe që dija shumë gjëra që u interesonin lidhur me ushtrinë Jugosllave, informacione që u interesonin sidomos njerëzve të asaj qendre që përmendëm më sipër”, shkruan në libër.

 “Ata më propozuan të punoja me ta. Me thënë të drejtën përveç që kam pasur  frikë për familjen time që ndodhej në Kosovë, kam hezituar ta pranoj ftesën e tyre edhe për shkak se unëm isha i angazhuar ushtarakisht dhe kisha në një farë mënyre eprorët e mi, civil dhe ushtarak. Nuk mund të veproja më në kokën time, ndaj, e kam refuzuar kërkesën e tyre për një specializim njëvjeçar kundërzbulimi në Amerikë. I kam njoftuar eprorët e mi ushtarak dhe civil për çdo bisedë apo ofertë të tyre dhe sigurisht që edhe atyre, amerikanëve, u tregoja se qeshë njeri i angazhuar me institucionet e vendit tim. Në vitin 1993-94 Ahmet Krasniqi ka qenë në Kroaci, pa punë, i burgosur dy herë. Kam treguar për njohjet e mia me të. Kam qenë i bindur që ai mund t'u printe punëve dhe këtë gjë, edhe e kam sugjeruar. Puna e qeverisë ka pasur herë rënie  e herë ngritje. Ndërkohë, Kosova gati zbrazej nga të rinjtë. Ne nuk mund t'u sugjeronim të rinjëve tanë të bënin shërbimin ushatrak në armatën serbe. Ndërsa ushtrimi i  tyre në vendet e tjera ka qenë i pamundur. Kemi bërë përpjekje nëpërmjet disa klubeve të sporteve luftarake. S'kemi arritur gjë. Jemi përpjekur t'i dërgojmë në Turqi për t'i stërvitur, por edhe atje kemi dështuar. Rrjedhimisht nuk kemi mundur t'i përgatitim ata për luftë në Kosovë. Donim të përgatisnim jo më shumë se dy-tre qind vetë për fillim dhe këta pastaj, do të mund të përgatisnin të tjerë”, shkruan në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, faqe 23-24, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat