Shpend Ahmeti me fjalë prekëse për vdekjen e Agim Binakut: Sa herë e kam takuar ka qenë i hareshëm

Lajme

Shpend Ahmeti me fjalë prekëse për vdekjen e Agim Binakut: Sa herë e kam takuar ka qenë i hareshëm

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:54
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit sportiv, Agim Binaku. Ka thënë se Binakun duhet ta mbajmë në mend për luftën e vazhdueshme që ka bërë për ta mbajtur gazetarinë sportive gjallë.

“Sot ka ndërruar jetë gazetari i njohur sportiv Agim Binaku. Sa here e kam takuar ka qenë i hareshëm dhe me batuta ka përmirësuar disponimin e secilit njeri përreth. Duhet ta mbajmë axhen Agim në mend për luften e vazhdueshme që e ka bërë me e mbajt gazetarinë sportive gjallë e kjo aspak nuk ka qenë lehtë. Në emër të Komunës së Prishtinës, ngushëllime familjes e i lehtë i qoftë dheu”, ka shkruar Ahmeti.

Agim Binaku vdiq sot në moshën 62 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër. Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat