Shtohet trysnia ndërkombëtare ndaj Serbisë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur - Bota Sot
Shtohet trysnia ndërkombëtare ndaj Serbisë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur

Lajme

E martë, 20 shkurt 2018

Shtohet trysnia ndërkombëtare ndaj Serbisë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 9 shkurt 2018 Në ora: 20:24
Pamje nga personat e zhdukur

Edhe pse tash e 19 vjet pas luftës, familjarët e të pagjeturve ende janë në kërkim të mbi 1600 personave të zhdukur.

Këshilltari i Kryeministrit i emëruar Mbajtës i Dosjes për procesin e ndriçimimit të fatit të personave të zhdukur, Jahja Lluka në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ tha se kjo çështje do të trajtohet me prioritet të veçantë.

Image
Jahja Lluka

‘’Qeveria Haradinaj, çështjen e personave të zhdukur do t’a trajtojë me prioritet të veçantë. Në adresim të sfidave dhe kërkesave të familjeve të personave të zhdukur , në cilësinë e të emëruarit nga Kryeministri, si Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, kam filluar takimet me të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur’’.

Ndër tjerash, Lluka shtoi se kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë qe të shtojnë trysni ndaj Serbisë për të qenë më bashkëpunues për të siguruar informatat për vendndodhjen e personave të zhdukur.

‘’Nga të gjithë partnerët ndërkombëtar kemi kërkuar që të shtohet trysnia ndaj Serbisë për të qenë më bashkëpunuese, meqë përvojat e deritanishme kanë konfirmuar që vetëm me presion ndërkombëtar Serbia mund të ndajë informatat për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur. Institucionet kompetente do të kenë mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit Haradinaj, në përpjekjet tona të përbashkëta që familjet të mësojnë sa më parë për fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur’’, përfundon Lluka.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test