A ndërhyri Policia e Kosovës në një lokal të Prishtinës për ta ndërprerë muzikën kurde?

Lajme

A ndërhyri Policia e Kosovës në një lokal të Prishtinës për ta ndërprerë muzikën kurde?

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 23:39
Ilustrim

Një aktivitet i paraparë të zhvillohet sonte në Qendrën Sociale Sabota në Prishtinë, është ndërprerë në gjysmë.

Në Facebook thuhet se Polica e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar eventin, që për qëllim kishte lëshimin e muzikës kurde. Policia nuk ka jap detaje deri më tash.

Ndërkohë, në profilin e tij në Facebook, ka reaguar gazetari Milot Hasimja. Ai ka thënë se kjo ndërhyrje e Policisë është jashtë çdo demokracie.

“Influenc se jo mahi, midis shtetit, midis kryeqytetit, ta ndeprejne edhe nje organizim te nje qendre kulturore, me policine e shtetit te pavarur qe 10 vjet, me policine tande, kjo ka ndodh ose ndodh ne shtetet totalitare. Posa me erdhen informatat se ne Qendren Sociale Sabota ne Prishtine, ndeprehet organizimi per shkak se kjo qender ka planifikuar te leshoje muzike kurde. Qofsha i gabuar ne te kunderten ky vend nuk ka lidhje me demokracinë”, ka shkruar ai.

Kurse, Qendra Sociale Sabota, gjatë ditës së sotme në Facebook ka treguar se nata e muzikes kurde është vazhdim i aktiviteteve të kësaj jave rreth çështjes kurde.

“Nata e muzikës kurdë. Kjo nate e muzikes kurde asht vazhdim i aktiviteteve te ksaj jave rreth çeshtjes kurde (te hanen asht shfaq nje dokumentar rreth organizimit te jetes ne Rojava). Muzika kurde asht muzike .Me plot vujtje, heroizma e dashni .Duke qene te shtypun me shekuj, muzika ka qene ai medium permes te cilit kurdet e kane mbajte gjalle identitetin e tyne”,thuhet në postimin e kësaj Qendre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat