Adem Jashari e thërriste Ramiz Lladrovcin me nofkën ‘Veshi’, ja arsyeja e çuditshme

Lajme

Adem Jashari e thërriste Ramiz Lladrovcin me nofkën ‘Veshi’, ja arsyeja e çuditshme

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 21:57
Ramiz Lladrovci

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se si e thërriste gjatë luftës komandanti legjendar, Adem Jashari.

Në një emision në RTV21, Lladrovci është pyetur  nëse ka pasur nofkë, sikurse kishin luftëtarë të tjerë.

“Adem Jashari më shihke e më thojke ‘Vesh’”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci gjithashtu ka treguar edhe arsyet se përse e thërrisnin kësisoj

“Ai më ka thënë ashtu se kur jam kanë i vogël e kam kallë 1 dhomë me benzinë, e qaty e kam djegë edhe veshin. E për atë më thirrke ‘Vesh’”, tha Lladrovci.

Lladrovci ka treguar po ashtu se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe se ka qenë larg fronteve. Kjo sepse, sipas tij, kështu i ishte përcaktuar veprimtaria nga Komanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat