Sami Lushtaku prej sot mund të udhëtojë pa viza

Lajme

Sami Lushtaku prej sot mund të udhëtojë pa viza

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 20:28
Sami Lushtaku

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është bërë shtetas i republikës së Shqipërisë me  datë 7 shkurt me dekret të presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në 3 korrik të vitit të kaluar, Sami Lushtaku i cili ishte pjesëtar i “Grupit të Drenicës” u lirua nga burgu. Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”, për krime lufte, raporton faktor.al

Dhjetëra deputetë, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Haradinaj janë bërë shtetas të Shqipërisë, jo vetëm për patriotizëm, por edhe për të përfituar nga liberalizimi i Vizave. Siç dihet qytetarët e Kosovës smund të lëvizin të lirë në BE dhe iu duhet pasaporta për të dalë jashtë Kosovës. BE ka paralajmëruar se pa përfunduar çështjen e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë heqje të regjimit të vizave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat