Kur jemi në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Kosovë është zhvilluar një debat thuajse i panevojshëm rreth simboleve shtetërore dhe kombëtare.
Madje, mbrëmë në hyrje të Prishtinës, u hoq flamuri kombëtar, Kuq e Zi, dhe u zëvendësua me flamurin shtetëror të Kosovës.
Ndërsa, sot nisur edhe një protestë kundër zëvendësimit të flamurit shqiptar me atë shtetëror të Kosovës te vendi i quajtur “Te Rrethi” në kryeqytet.
Por, në rrjete sociale, ka filluar të qarkullojë një video nga lufta, ku shihet se si një kriminel, ushtar serb ngjitet mbi kulmin e një shtëpie ku ishte duke valuar flamuri Kuq e Zi dhe e heq atë, shkruan “Bota sot”.
Për më shumë shikojeni videon: