Edhe pse ajo nuk ishte ne seancë një gjykim për Atifete Jahjagen filloi. Ish presidentja është paditur për shpifje nga Arben e Xheladin Berisha. Këta po pretendojnë se Jahjaga gaboi kur tha se Shyhrete Berisha është nxjerrë zvarrë nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj.