Ish-luftëtari i UÇK-së kërcënon Kadri Veselin dhe “zagarët” e tij: Mos të kthehem sepse do ma shihni sherrin...

Lajme

Ish-luftëtari i UÇK-së kërcënon Kadri Veselin dhe “zagarët” e tij: Mos të kthehem sepse do ma shihni sherrin...

Nga: D.RR Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:00
Kadri Veseli

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Kadri Veseli i ka dërguar njerëzit e tij në lagjen e Miftarit, gjë që Miftari e sheh si kërcënim ndaj tij.

Mirëpo Miftari i është kundërpërgjigjur Veselit  duke thënë se më mirë është t’i largojë ata “zagar” e të mos kthehem në Prishtinë, sepse do ua shoh sherrin Veseli së bashku me ata njerëz.

Image
Naim Miftari

“Kadri, mos mi sill zagarët nëpër mahall se kthehem në Prishtinë e ma sheh sherrin ti së bashku me të gjithë ata zagarë që të ruajn”- ka shkruar Miftari në facebook.

I kontaktuar nga “Bota sot”, Miftari thotë se Veseli le të pret edhe pak deri sa të kthehem në Kosovë, dhe atëherë i tregojë se ujqit nuk frikësohen nga zagarët.

“Po pse kush mendon se deshën te na vrasin disa herë, un nuk jam në Kosovë momentalisht deri në verë,kur vi atje le të urdhërojnë e le të më kërcënojnë,por ne nuk gjuajmë gjah me zagar ne gjuajmë vet. Ai e din dhe duhet ta kuptoj se nuk frikohen Ujqit nga zagarët e tij"- tha Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat