Ky është nëntogeri i FSK-së që trajnon kadetët britanikë, ja si e urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë

Lajme

Ky është nëntogeri i FSK-së që trajnon kadetët britanikë, ja si e urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:14
Ismail Hoxha

Ambasada britanike në Kosovë ka publikuar një video, përmes së cilës, nëntogeri i FSK-së, Ismail Hoxha, ka uruar përvjetorin e 10-të të pavarësisë, përcjell Bota sot.

Hoxha këtë urim e bën nga Skocia, ku po trajnon kadetët britanikë, të cilët po ashtu urojnë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në gjuhën angleze.

Image

Këtë video e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook edhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell, i cili ka thënë se ndihet krenar me nën-togerin Hoxha.

“Shumë krenar që Nën-toger Ismail Hoxha tash jep trajnim kadetëve britanik! Kjo është bashkëpunim i vërtet”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta shihni videon./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat