Daçiq i kërcënohet BE –së: Mos na dërgoni mesazhe arrogante

Lajme

Daçiq i kërcënohet BE –së: Mos na dërgoni mesazhe arrogante

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:11
Daçiq po merr pjesë në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të Bashkimit Europian

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq po merr pjesë në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të Bashkimit Europian që po zhvillohet në Bullgari.

Nga Sofja ai ka polemizuar me ministrin të Punëve të Jashtme gjermane Sigmar Gabriel i cili pardje në Prishtinë ka thënë se Kosova është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Madje Daçiqi është kërcënuar:

"Absolutisht është kundërproduktive që disa ministra të Punëve të Jashtme në Beograd të sjellin mesazhe arrogante se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, citon media të ketë thënë Daçiq.

"Për Serbinë njohja e pavarësisë së Kosovës dhe situata atje janë sfida më e madhe e mbrojtjes e cila për pasojë ka edhe shumë kërcënime të qytetarëve të saj marrë para sysh diskriminim dhe dhunën që pjesëtarë e bashkësisë serbe i kanë në Kosovë që nga viti 1999”, ka thënë Daçiq

Në vazhdim ai e ka përsëritur gënjeshtrën e Beogradit se nga Kosova janë dëbuar 200 mijë serbë dhe se janë kthyer vetëm 1.9 për qind e tyre. Në fund ai i ka fajësuar institucionet e Kosovës se nuk po respektojnë Marrëveshjet e Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat