Rita Ora nesër në Prishtinë, mësohet koha kur ajo u drejtohet mediave me një konferencë

Lajme

Rita Ora nesër në Prishtinë, mësohet koha kur ajo u drejtohet mediave me një konferencë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:45
Rita Ora

Këngëtarja e famshme Rita Ora nesër do të performojë në Prishtinë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Para se të dalë në koncertin e paraparë për nesër në ora 20:00 në sheshin Skenderbeu, Rita do të mbajë një konferencë për shtyp.

Mediat mësojnë se konferenca media do të mbahet në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, në ora 15:00.

Rita ka pranuar që të vijë dhe të perfomojë në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, pa kërkuar para si kompensim.

Kosova me këtë rast është obliguar që t’i mbulojë vetëm shpenzimet për stafin e saj, akomodimin dhe përshtatjen e kushteve teknike për performancën e saj, siç janë skena dhe të tjera të ngjashme.

Ajo këto ditë i ka bërë reklamë Kosovës, edhe përmes rrjeteve sociale ku ka miliona ndjekës nga e gjithë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat