Reuters: Ikja e Prokurorit amerikan vonon aktakuzat nga Gjykata Speciale

Lajme

Reuters: Ikja e Prokurorit amerikan vonon aktakuzat nga Gjykata Speciale

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:52
David Schwendiman

Largimi i Prokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwendiman, nga pozita e tij do të vonojë ngritjen e aktakuzave, thonë ekspertë të huaj për agjencinë e lajmeve Reuters, edhe pse zyrtarët të BE’së dhe Gjykatës Speciale, madje edhe vetë Schwendiman, provuan të bindin se largimi i tij nuk do të ndikojë asgjë në punën e kësaj gjykate.

Në deklaratën e tij të largimit, David Schwendiman tha se largimi i tij nuk do të prekë politikat dhe nuk ndryshon funksionimin e Zyrës së Prokurorit Specialist. Megjithatë këtë e shohin ndryshe ekspertë të huaj.

Reuters shkruan e Schwendiman, që ka drejtuar hetimet për krimet e supozuara në Kosovë ishte afër ngritjes së aktakuzës së tij të parë dhe ai do të jetë e vështirë të zëvendësohet tani që po largohet nga pozita e prokurorit.

“Ky është patjetër një hap mbrapa”, ka thënë Isa Vukovic, ekspert rreth krimeve të luftës, që po përcjellë nga afër Gjykatën Speciale.

“Cka i duhet këtij institucioni është stabilieteti, përderisa është afër ngritjes së aktakuzave të para dhe përderisa po sulmohet nga politikanë kosovarë”, ka vazhduar ai.

Largimi i Schwendimanit vjen pak pasi një grup deputetësh kërkuan shfuqizimin e Gjyaktës Speciale, që dështoi pas presionit të Bashkimit Evropian dhe SHBA’së, shkruan Reuters. 

Ndërsa, vendin e Schwendiman, ashtu sic kanë njoftuar nga Gjykata Speciale, përkohesisht do ta mbajë zëvendësi i tij, Këai Hong Ip.

Schwendiman, në njoftimin e tij dje tha se po largohet nga pozita e Prokurorit të Gjykatës Speciale pasi që në fund të marsit i skadon kontrata e punës së tij tri vjeçare dhe sipas ligjit nuk i lejohet vazhdimi i saj. Ndërsa ai tregoi se largimi i tij nuk ka të bëjë aspak me mungesën e zotimit ndaj hetimeve dhe se edhe pa të Gjykata Speciale do të vazhdojë punën e saj njësoj.

“Përderisa krimet e kryera nga forcat serbe kanë marrë dënime nga Tribubali i Hagës, shumicva e krimeve të supozuara se janë kryer nga UCK nuk janë mbuluar. Gjykata Speciaqle është nën juridiksionin e Kosovës, por funksionon në Hagë dhe ka të angazhuar juristë të huaj, në mënyrë që të garantojë pavarësimin nga ndikimi politik”, thuhet në fund të artikullit të Reuters. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat