Institucionet publike do të pushojnë sot, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, teksa ditën do ta karakterizojnë pak ngjarje.
Në orën 10, pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare Pan Europa-Kosova do të zhvillojnë një vizitë në Katedralen “Shën Tereza”.
Një orë më pas, kryeministri Ramush Haradinaj do të presë në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Në mesditë, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media, në selinë e saj. Nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së saj.
Në orën 15, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta presë në takim ndihmës-administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman.
Në orën 16:45, Kryeministri Haradinaj do ta presë në takim senatorin amerikan Ron Johnson.