Komentuesja kritikon Labin që përkrahu Erën, ai ia kthen: Zhabë, a mos deshe me lëvdu Cecën e Arkanit?

Lajme

Komentuesja kritikon Labin që përkrahu Erën, ai ia kthen: Zhabë, a mos deshe me lëvdu Cecën e Arkanit?

Nga: G.B Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:03
Labinot Tahiri

Reagime të shumta pati pas dizajnit të fundit me foton e Rita Orës, Majlinda Kelmendit dhe Dua Lipës, me mbishkrimin “Bac, çikat na e zbardhen ftyrën”

Deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri reagoi pse në atë mes nuk ishte përfshirë edhe këngëtarja Era Istrefi, të cilën përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e quajti yll dhe e këshilloi që të krenohet, përcjell Bota sot.

E kjo ka ngjallur reagime tek komentuesit, të cilët i kanë thënë se Era nuk krahasohet me Ritën dhe Duan.

E një komentuese e ka quajtur injorant deputetin, duke i thënë se Erës i duhet një dekadë për tu bërë si Dua e Rita, ndërsa që Tahirit i duhen 200 vite që të dalë nga injoranca.

Këtij komenti i është përgjigjur vet deputeti Tahiri, i cili e ka quajtur zhabë komentuesen, duke i thënë se mos dëshiron që t’ia lëvdojë Cecën e Arkanit, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të shihni komentet mes tyre./BS/

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat