“Enver Hadri ambasadori i parë i Kosovës” - Bota Sot
“Enver Hadri ambasadori i parë i Kosovës”

Lajme

E shtunë, 23 qershor 2018

“Enver Hadri ambasadori i parë i Kosovës”

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:47
Enver Hadri

Libri dokumentaro-historik “ Enver Hadri ambasadori i parë Kosovar”,   përshkruan hapat e parë të diplomacies kosovare  , për sensibilizimin e situates dramatike në Kosovë, që më dekada të tëra Enver Hadri dhe ekipi i tij kanë vepruar në Parlamentin Evropian, NATO , në ambasadat e huaja të vendoosura në Bruksel, në Pres  Qendrën Internacionale, dhe në institucionet e ndryshme.

Për here të parë për opinion tonë , botohën komunikatatë , memeorandumet, fotografitë, dhe kujtimet, facsimile të shtypit botëror dhe shqiptar,  në bazë të cilave është ndërtuar kjo vepër , në të cilën autorët Behare Rexhepi dhe Reshat Sahitaj, të cilët njëherit ishin edhe bashkëpunëtorët të ngushtë të Enver Hadrit, dhe të vetmit që ende janë gjallë për të rrëfyer për legjenden e diplomacisë kosovare Enver Hadrin.

Pse u vra Enver Hadri? Kush e vrau Enver Hadrin ? A ishte Enver Hadri bashkëpunëtor i Serbisë siç deklarojnë mediat e Beogradit? Pse Millosheviqi e urdhëroi vrasjën dhe ekipin e kriminelve serbë i apgoi 2milionë dollarë? Si Darko Ashanin e zënë Policia belge në ishullin grek Rodos? A ekstradohët Darko Ashanin në Belgjikë? Kush ndikoi në zbardhjën e vrasjës së Enver Hadrit? Si u rrezikuan nga Serbia dy hetuesit belgë gjersa po bënin hetime në Pejë? Pse u prishen relacionet diplomatike Belgo –jogosllave dhe kush ua prishi?

Këto e shumë fakte të panjohura për opinionin tonë, do t’i gjeni në këtë vepër të shkruar më një përkushtim të veçantë nga dy autorët.

REFERUES: BEGZAT BALIU  PREND BUZHALA  ASLLAN QYQALLA  

UNIONI I SHKRIMTARËVE

RESHAT SAHITAJ

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test