Vuçiq në Sofje: Serbia do që problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis

Lajme

Vuçiq në Sofje: Serbia do që problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:31
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha në Sofje të Bullgarisë se Serbia dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet me  kompromis.

Ai falënderoi presidentin bullgar,  Rumen Radev për mbështetjen që ai siguron për Serbinë në rrugën evropiane dhe  për mbrojtjen e qëndrimit të këtij vendi.

Duke theksuar se për Serbinë anëtarësimi në BE në vitin 2025 është një qëllim ambicioz, Vuçiq tha se vendi i tij do të bëjë çmos për të përmbushur të gjitha kriteret, duke kujtuar se ekziston një kriter shtesë për të, gjë që nuk ishte për vendet e tjera të BE-së, i cili kusht është zgjidhja e problemeve me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat