“Katunar je a?”, kështu i përgjigjet Thaçi Besim Dinës kur e pyet se nga është

Lajme

“Katunar je a?”, kështu i përgjigjet Thaçi Besim Dinës kur e pyet se nga është

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 11:07
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është nga fshati Burojë i Komunës së Skenderajt.

E në një video të publikuar në rrjete sociale, ku ai sa ishte kryeministër ka qenë në një emision me Besim Dinën, pyetet se nga është.

Derisa Thaçi tregon se nga është, Besim Dina e pyet se a është ‘katunar’’

“Kryeministër prej nga jeni?”, e pyet Besim Dina Hashim Thaçin.

“Unë jam nga fshati Burojë i Skenderajit”, përgjigjet Thaçi.

“Katunar je a?”, ia kthen Dina, raporton Bota sot.

“Shumë krenar”, i përgjigjet Thaçi./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat