Ministria zgjedhë hotelin super luksoz në Budva për një takim më kryetarët e Komunave të Kosovës

Lajme

Ministria zgjedhë hotelin super luksoz në Budva për një takim më kryetarët e Komunave të Kosovës

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Hoteli ne Budva

Hoteli me 5 yje, pishina, dhomat super-luksoze, banjo me kristale swarowski, janë vetëm disa nga kënaqësitë që një numër i madh i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe disa ministra, do t’i shijojnë gjatë një vizite në Budva të Malit të Zi për disa ditë.

Kjo pasi Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka organizuar një takim me kryetarët e komunave.

Ky është takimi i parë që mbahet ndërmjet Institucioneve të Qeverisë Qendrore dhe kryetarëve të komunave.

Për këtë arsye, prej datës 23 deri më 25 shkurt, rreth 20 kryetarë të komunave dhe tre ministra kanë përzgjedhur të qëndrojnë në hotelin Splendid në Budva të Malit të Zi.

Njëri nga hotelet më luksoze në shtetin malazez, dhe i njohur në gjithë rajonin.

Lajmi.net ka siguruar edhe disa informacione tjera për hotelin në fjalë.

Splendid është hotel luksoz me 5 yje, që ka dalje direkt në plazh, vetëm 2 kilometra larg nga qyteti i vjetër i Budvës.

Hoteli ka një pishinë gjigante, sauna, banjo të veshura me kristal swarowksi. Kurse dhomat janë të dekoruar me pajisje elegante.

Ministrat dhe institucionet tjera qeveritare janë kritikuar shpesh për shpenzimet të parasë publike në udhëtime zyrtare, duke frekuentuar hotele të shtrenjta nëpër Evropë.

Lajmi.net ju sjellë edhe disa fotografi të hotelit Splendid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat