Ratifikimi i Demarkacionit do t'u hapte rrugë edhe proceseve tjera

Lajme

Ratifikimi i Demarkacionit do t'u hapte rrugë edhe proceseve tjera

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:21
Pamje e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës nga Sheshi "Ibrahim Rugova".

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptojnë rëndësinë e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionit, jo vetëm pse është një kusht për liberalizimin e vizave, por edhe si marrëveshje e cila definon kufirin mes dy shteteve,Kosovës dhe Malit të Zi, vlerësojnë analistët politikë në Kosovë. Sipas tyre, tashmë është koha e fundi kur Kuvendi duhet t'i japë fund demarkacionit me Malin e Zi.

Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë, se sa më parë që Marrëveshja e Demarkacionit të kalojë, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe qytetarët.

"Nëse përfitimet do të jenë të menjëhershme në liberalizimin e vizave, ato do të jenë pra edhe në raport të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe mbi të gjitha, që opinioni publik dhe gjithë skena politike të lirohet prej kësaj teme dhe të fillojë të merret me adresimin e shumë problemeve që po përballemi si shoqëri", konsideron Krasniqi.

Analisti Krasniqi thotë se politikanët duhet bëjnë kompromis dhe që të gjejnë zgjidhje për çështje të rëndësishme për vendin./REL/

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat