Presidenti nuk e dëgjon Jasharin, i koncentruar në telefon

Lajme

Presidenti nuk e dëgjon Jasharin, i koncentruar në telefon

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:25
Hashim Thaçi dhe Bekim Jashari

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vendosi që nën patronatin e tij ta organizojë një Akademi Përkujtimore në nderim të Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, dy fshatrat e Drenicës në të cilat ushtria serbe kreu një seri krimesh të rënda gjatë luftës.

Në shënimin e 10 vjetorit të kësaj masakre, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, presidenti Thaçi ftoi për të folur dy kryetarët e komunave të Drenicës, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari.

Por sipas një videoje të cilën e ka siguruar Insajderi, presidenti nuk duket se ka qenë vet i interesuar që të dëgjojë rrëfimet e dy kryetarëve, sidomos jo të Skenderajt, Bekim Jashari, që vjen nga familja e heroit Adem Jashari në Prekaz.

Presidenti shihet i koncentruar komplet në telefonin e tij dhe aspak i vëmendshëm ndaj asaj që fliste Jashari. E kryetari i Skenderajt fliste për dhunën dhe krimet e mëdha që janë kryer në këto dy masakra dhe e merr vëmendjen e presidentit, vetëm kur i drejtohet në emër.

Në video shihet sesi presidenti Thaçi i befasuar kur Jashari ia përmend emrin dhe tek atëherë e fut telefonin në gjep.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat