Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë ankesë në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit, pasi kjo organizatë ka hequr tashmë nga lista e të kërkuarve emrat e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tyre, është e papranueshme eliminimi i urdhër-arresteve të kërkuara nga vet Serbia.
“Në koordinim me institucionet e tjera, menjëherë pasi kemi mësuar se Interpol ka fshirë urdhër-arrestet për krime lufte, ne kemi reaguar”, ka thënë Ministria e Brendshme për “Novosti.