Rreth orës 17:00, dje në Aeroportin e Prishtinës, është gjetur e vdekur një grua 76-vjeçare.
Rastin Policia e ka konfirmuar por pa dhënë detaje të tjera.
Media merr vesh nga dëshmitarët e rastit se e moshuara ka ndërruar jetë pasi ka zbritur nga aeroplani, para djalit të saj. Ajo ishte duke udhëtuar nga Bazeli i Zvicrës për në Prishtinë.
Inicialet e viktimës janë R.S.