Pacolli: Sakrifica dhe mundi i nënave nuk krahasohet me asgjë

Lajme

Pacolli: Sakrifica dhe mundi i nënave nuk krahasohet me asgjë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:08
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke uruar nënat, gratë dhe motrat, ka shkruar se është i lumtur që gruaja sot është më e lirë se kurrë, por vazhdimisht duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim.

Pacolli ka shkruar në facebook se sakrifica dhe mundi i nënave, grave dhe motrave tona është i jashtëzakonshme dhe nuk krahasohet me asgjë.

“Sot është 8 Marsi, dita e gruas. Një nga ditët më me rendësi të vitit. Çfarë do që kam bërë në jetë, unë gjithmonë them se nëna ime ka bërë edhe më shumë se unë. Sakrifica dhe mundi i nënave, grave dhe motrave tona është i jashtëzakonshme. Nuk krahasohet me asgjë. Jam i lumtur që gruaja sot është më e lirë se kurrë, por vazhdimisht duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim. Gëzuar 8 Marsin, nëna, gra dhe motra, kudo që jeni”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat