Ideologu i VV'së ia çon një mesazh nga Tirana, Shpend Ahmetit

Lajme

Ideologu i VV'së ia çon një mesazh nga Tirana, Shpend Ahmetit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:02
Elvis Hoxha

Ideologu i Vetëvendosjes nga Tirana, Elvis Hoxha ia ka dërguar një porosi tashmë të larguarit nga partia e Albinit, Shpend Ahmetit.

Përmes rrjetit social Facebook, Hoxha i ka shkruar vetëm dy fjalë “Shpëtove Shpend”. Nuk dihet saktësisht në çfarë ka aluduar kur ia ka drejtuar këtë porosi Hoxha Ahmetit, por që nga largimi i këtij të fundit nga VV, reagime të ashpra ka pasur edhe nga aktivistët  e kësaj lëvizjeje.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dhënë qëndrimin e saj në faqen zyrtare të partisë pas largimit të Shpend Ahmetit nga të gjitha funksionet brenda VV-së. 

Kjo organizatë e bën të qartë se Ahmeti më shumë ka fituar nga Lëvizja se që i ka dhënë Lëvizjes. 

Sipas VV-së, fatkeqësisht Ahmeti ka zgjedhur që megjithatë të mbajë anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysmë punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat