“Shaban Jashari iu kishte dhënë ultimatum deri në mbrëmje serbëve që të largohen nga Prekazi”

Lajme

“Shaban Jashari iu kishte dhënë ultimatum deri në mbrëmje serbëve që të largohen nga Prekazi”

Nga: D.RR Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:48
Adem, Shaban dhe Hamëz Jashari

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari, përmes një statusi në facebook, ka shkruar për familjen Jashari dhe sulmin e serbëve në Prekaz.

Mes rreshtave të atij shkrimi, ai thotë se serbët kishin tentuar që të arrijnë një paqe me Jasharët që të shtrijnë influencën e tyre edhe në Drenicë, mirëpo sipas Miftarit, Shaban Jashari iu kishte dhënë ultimatum deri në mbrëmje serbëve që të largohen menjëherë nga aty.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Familja që theu forcën ushtarake dhe mitin e rrejshëm serb mbi Kosovën. Adem Jashari nuk u vra vetëm se ishte bërë pengesë e pathyeshme kundër shtrirjes së autoriteteve Serbe në Drenicë, por u vra, sepse autoriteti i tij e pengonte edhe LPK-në e Bozhidar Spasiçit dhe lojtarët e Ivica Stanishiçit për ta futur nën kontroll UÇK-në. Etiketimet e qëllimshme që ju bëheshin në Drenicë kryetrimave Adem dhe Hamëz Jasharit duke i etiketuar si bashkëpunëtor të okupatorit serb, vinin nga qarqet pro-serbe që ishin të lidhura me UDB-në dhe KOS-in. Lënia e kryetrimit vetëm në përballje të armatosur me forcat e ushtrisë dhe policisë Serbe, mos dërgimi i armëve, sabotimi dhe mos furnizimi me materiale të domosdoshme ushtarake nuk është rastësi. As injorimi dhe anashkalimi ndaj Adem Jasharit dhe blerja e shokëve të tij nuk ishte i rastësi siç nuk ishte rastësi dobësimi i krahut të kryetrimit, kur ju zu pritë midis Drenicës (Galicë) nga UDB-ja bashkëluftëtari më besnik i Adem Jasharit, luftëtarit Besim Ramës! Serbia kishte tentuar ta blinte familjen Jashari dhe i kishin afruar një lloj “paqeje” që ta lejonte shtrirjen e autoritetit serb në Drenicë, kur kishin dërguar të Shaban Jashari dy inspektor shqiptar punonjës të UDB-së (edhe sot janë gjallë dhe kanë punuar pas luftës në policin e Kosovës) por plaku dhe mësuesi Shaban, iu kishte dhënë ultimatum deri në mbrëmje që të largohen menjëherë nga Prekazi para se të errësohet pasi që nuk kishte dashur ti përlyente duart me gjakun e tyre të ndyrë. Në sulmin vetëm mbi Prekaz ishin angazhuar mbi 2.500 pjesëtar të forcave ushtarake serbe që përbeheshin nga shtatë formacione ushtarake policore dhe para militare që mbanin uniformë të policisë speciale , Jso,Saj.Shakalli,Vs,B-Vukovi,Tigrovi DG,Policia,këto forca komandoheshin nga gjenerali serb (grupi operativ)1997-1999. Goran Radosavljevi?(Guri)Qendra Komanduese ishte në Fabrikën e Municionit në Skënderaj. Në këtë sulm kanë marr pjesë edhe disa shqiptar (3)që kanë punuar njëri në policin serbe në uniform (nga rrethina e Mitrovicës)dhe dy tjerë në UDB-në por dy nga ta janë vrarë pas dhe gjatë luftës, kurse i treti ka vdekur në Serbi para disa kohesh. Serbia kishte pranuar zyrtarisht vetëm humbjet në jetë të policëve të rregullt por jo edhe humbjet e paramilitarëve me kontratë.(sipas një burimit të sigurt ishin vrarë 27 para-militar me kontratë. Kufoma e njërit nuk ishte gjetur kurrë ). Pas një kohe do jetë edhe një shtojc tjetër shtesë tjetër ll do jetë transkripti i një deklaratës rreth sulmit mbi Prekaz të një Serbit pjesëtarit të lart të UDB-së(nga Klina) i kapur pas luftës por e kishte gjetur dhe liruar KFOR-i Britanez në Prishtinë, çka kishte parë pjesëtari i UDB-së në Prekaz kush kishte shpëtuar si,plaga e Ademit e Hamzes, humbjet Serbe, predhat e mortajës që nuk ju kishin shpërthyer shumica e mbrojtësve Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat