Vuçiq: Në kompromisin për Kosovën njohja s’është opsion

Lajme

Vuçiq: Në kompromisin për Kosovën njohja s’është opsion

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:07
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia në kurrfarë varianti nuk e konsideron si opsion njohjen e shtetit të Kosovës.

Vuçiq këto deklarime i ka bërë në deklaratë për media pas vizitës së tij në Rumani dhe takimit me presidentin rumun, Klaus Iohannis, nga i cili Vuçiq edhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një kompromisi me Kosovën.

I pyetur nëse zgjidhja përfshin njohjen e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq tha se Serbia nuk e konsideron njohjen e Kosovës, dhe se ajo nuk është një kompromis.

“Me këtë variant shqiptarët merrni gjithçka, por pyetja ime është se çfarë do të merrnin serbët”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat