Tentoi të vjedh Mercedesin në Londër, pronari e zë në vepër - Bota Sot
Tentoi të vjedh Mercedesin në Londër, pronari e zë në vepër

Lajme

E diel, 24 qershor 2018

Tentoi të vjedh Mercedesin në Londër, pronari e zë në vepër

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:11
Pamje nga Londra

Pronari i një veture në Londër që ishte cak i hajnave, ka arritur ta dëgjoj dhe kap hajnin që po bëhej gati t’ia vidhte.

Ai ishte brenda shtëpisë kur dëgjoi alarmin e veturës, dhe pa u menduar dy herë vrapoi poshtë për të parë se çfarë po ndodhte.

Aty hasi te një burrë i cili kishte një helmetë të motoçikletës në kokë, i cili po mundohej t’i vidhte veturën në Chelsea në pjesën perëndimore të Londrës.

Pronari i veturës shihet i veshur vetëm me të brendshme duke i bërtitur hajnit, “nuk ke nga të shkosh”.

Raportohet se hajni ia kishte thyer njërën dritare të Mercedesit, duke e alarmuar pronarin që reagoi me kohë.

Ndërkaq, një dëshmitarë okularë ka deklaruar për Mail Online, se hajni kishte zgjedhur personin e gabuar për ta vjedhur, pasi ai kishte trup mundësi dhe dinte të rrihej.

I nervozuar me atë se çfarë i kishte bërë hajni, pronari i Mercedesit e përplas për tokë, derisa dëgjohet duke e lutur që ta lëshojë.

Por, këto lutje nuk i bënin punë, pasi ai vazhdimisht e përplaste për tokë duke ia rikujtuar se kishte zgjedhur personin e gabuar për t’ia vjedhur veturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test