Donjeta Demolli: “Bac, çikat po na mlojnë marren” – realiteti ynë i pabarazisë gjinore - Bota Sot
Donjeta Demolli: “Bac, çikat po na mlojnë marren” – realiteti ynë i pabarazisë gjinore

Lajme

E shtunë, 23 qershor 2018

Donjeta Demolli: “Bac, çikat po na mlojnë marren” – realiteti ynë i pabarazisë gjinore

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:24
Donjeta Demolli

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas është shënuar në Kosovë në forma të ndryshme – dikush me festë e dikush me protestë.

Donjeta Demolli, aktiviste për të drejtat e grave, e cila ishte pjesë e protestës, ka thënë se në Kosovë ka shumë arsye pse duhet të protestohet për barazi gjinore.

“Kam vendosur t’i bashkohem protestës ‘Marshojmë, s’festojmë’ për ta ngritur zërin për 80% të grave që nuk janë të punësuara dhe nuk e kanë këtë kanal të komunikimit publik dhe për ta ngritur zërin për pakënaqësitë e tyre”.

“Për të gjitha ato gra që zgjohen në mëngjes dhe janë në shërbim të familjarëve të tyre në forma të ndryshme, qoftë edhe me angazhim edhe të kujdesit emocional”.

“Kam protestuar sot për 96 % të grave në Kosovë që nuk e gëzojnë të drejtën për pronë, që ta trashëgojnë pronën nga prindërit e tyre”.

“Kam protestuar për gratë që janë viktima, kam protestuar sot për Zejnepe Berishën, Donjeta Pajazitajn dhe rastet tjera”.

Demolli në Info Magazine ka radhitur shumë arsye, që sipas saj, sot është dashur të protestohet në vend se të festohet.

“Kam protestuar sot për objektivizimin e gruas, për ngacmimin seksual që vazhdon me qenë tabu në shoqërinë tonë, kam protestuar për mosdebatimin për orientimin seksual, për mungesën e grave në politikëbërje”.

“Kam tentuar të jem zëri i atyre grave që se kanë zërin, nuk u dëgjohet zëri për shumë arsye, nuk e kanë mundësinë të dëshmohen”.

Ajo ka deklaruar se është mit kur thuhet se gratë kanë mundësinë për angazhim dhe përfshirje, por hezitojnë ose refuzojnë një gjë të tillë.

“Nuk pajtohem me mitin dhe përshtypjen e përgjithshme se ndonëse u ofrohen mundësitë dhe të gjitha platformat për përfshirje, gratë janë duke qëndruar në shtëpi, janë duke pritur ose refuzojnë të angazhohen”.

“Nuk është e vërtetë. Në organizatën ku punoj, Venture UP, në dy muajt e fundit kemi hapur një mundësi aplikimi për trajtime të ndryshme që ofrojmë për studentët e UP-së dhe brenda 3 ditësh kemi pranuar 1400 aplikacione, kurse prej tyre 80% kanë qenë vajza”.

“Nuk ka mungesë interesimi, kemi statistika të shumta që tregojnë se vajzat performojnë më mirë në studime sesa djemtë”.

“Kemi pasur gra që janë dëshmuar në të gjitha fushat. Për pavarësi e patëm sloganin ‘Bac, çikat na e zbardhën fytyrën’. Ai slogan do të duhej të ishte: “Bac, çikat po na mlojnë marren’, sepse ky është realiteti ynë”.

“Kosova është një nga vendet me nivelin më të lartë të informalitetit dhe klientalizmit në Evropë, gjë që dominohet prej burrave dhe kjo është pengesë për normalizimin e jetës institucionale dhe rritjen e përfshirjes së grave në të”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test