Mesazhi prekës i babait të Aulon Zekës pak para vendimit të gjykatës

Lajme

Mesazhi prekës i babait të Aulon Zekës pak para vendimit të gjykatës

Më: 9 mars 2018 Në ora: 10:21
Aulon Zeka

Gati 6 muaj pas vrasjes së nxënësit Aulon Zeka, mbrojtja e tre të miturve që po gjykohen lidhur me këtë rast dhe prokuroria do të thonë fjalët e tyre përfundimtare.

Në seancën që do të fillojë sot nga ora 9:30 e mëngjesit në Gjykatën Themelore të Prishtinës është e paraparë të thuhet fjala përfundimtare e palëve.

Lajmin për mbajtjen e seancës e konfirmoi avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa.

“Nëse nuk ka ndonjë propozim të ri nga palët e që nuk përjashtohet kjo, sot pritet të jetë fjala përfundimtare e palëve në procedurë”, tha Musa për kallxo.

Aulon Zeka ishte vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar, ndërsa lidhur me këtë vrasje ishin arrestuar dy të mitur.

Gjykimi ndaj këtyre të miturve është i mbyllur për publikun, ndërsa gjatë kohës së mbajtjes së gjykimit disa herë është protestuar para Pallatit të Drejtësisë nga shokët e të ndjerit. /kallxo.com

Por pak para kësaj seanca babai i Aulonit ka bërë një shkrim prekës.

Faleminderit Allhut që ma dhuroj Aulonin 16 vite por prap e morri të pastër dhe na la kujtime të mira për të  
Faleminderit Loni jem që më vizitove në Brezovicë e u knaqem tri ditë shum të mira që e ndjeva vetën si me një shok , Gjithëqka që bëmë për ty të qoftë Hallall e ato që skemi mujtë ishalla naj ke ba Hallall  Amin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat