Avokati dëshiron ekzaminim ndërkombëtar të telefonit të Aulon Zekës

Lajme

Avokati dëshiron ekzaminim ndërkombëtar të telefonit të Aulon Zekës

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:48
Aulon Zeka

Në gjykimin për vrasjen e Aulon Zekës do të kërkohet ekzaminim i telefonit dhe pajisjeve kompjuterike të të vrarit.

Lajmin se do të bëjë një kërkesë të tillë e bëri të ditur për Kallxo Skender Musa përfaqësuesi i familjes së Aulon Zekës

Skender Musa, përfaqësuesi i familjes së Aulon Zekës, të vrarit në Prishtinë në shtator të vitit të kaluar tha se do të kërkojë ekzaminim ndërkombëtar të telefonit dhe pajisjeve kompjuterike të Zekës

“Ne do të parashtrojmë kërkesë për ekzaminim ndërkombëtar të mobilave dhe pajisjeve kompjuterike të Aulon Zekës për shkak se dyshojmë se qëllimisht nuk janë ekzaminuar nga ekspertët vendorë”, theksoi Musa.

Avokati pretendon se me këtë ekzaminim do të vërtetohet gjendja faktike.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

Dy persona të mitur po gjykohen për këtë vrasje, ndërsa një tjetër për moslajmërim të kësaj vepreje penale.

Seancat e këtij gjykimi janë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat