Sot një nga biznesmenët më të pasur, Hetem Ramadani: Kam punuar çoban

Lajme

Sot një nga biznesmenët më të pasur, Hetem Ramadani: Kam punuar çoban

Më: 11 mars 2018 Në ora: 01:09
Hetem Ramadani

Hetem Ramadani është një biznesmen shqiptar nga Kosova, që me vite ka jetuar në Slloveni për të vazhduar biznesin e tij.

I ftuar mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin", biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.

“Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës”, tregoi biznesmeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat