Cilat janë raportet e Lëvizjes Vetëvendosje me ndërkombëtarët

Lajme

Cilat janë raportet e Lëvizjes Vetëvendosje me ndërkombëtarët

Më: 12 mars 2018 Në ora: 21:43
Levizja Vetevendosje

Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje si parti politike, ka bërë që edhe faktorët ndërkombëtar të ndryshojnë qëndrimet e tyre karshi kësaj partie.

Sipas deputetit të kësaj partie, Glauk Konjufcës, pasi Lëvizje Vetëvendosje u bë njëra nga partitë më të mëdha në vend, faktori ndërkombëtar fillojë që të ndryshojë qasje, duke thirru takime të shpeshta.

Sipas tij kjo e vërteton që bashkësia ndërkombëtare të injoron derisa e sheh që populli nuk t’i përkrahë ideologjitë dhe programin politik.

“Kur u bëmë partia më e madhe në Kuvend, ndryshoj edhe qasja e ndërkombëtarëve. Ata na takonin më shpesh, vijnë pothuajse çdo ditë. Kjo e vërteton që ndërkombëtarët të i injorojnë dëris e shohin që programet politike nuk përkrahen nga populli”, ka deklaruar Konjufca, në Report Tv.

Këto deklarime ai i ka bërë pasi u pyet, lidhur me raportet e Lëvizjes Vetëvendosje me faktorin ndërkombëtar që është prezent në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat