Kreu i radikalëve serbë Vojislav Sheshel deklaroi sot se presionet e SHBA-së mbi Serbinë janë duke u forcuar dhe po hyjnë në një fazë shumë serioze.
Kjo, sipas tij, shihet me ardhjen e zyrtarit amerikan Wess Mitchell, i cili sipas Sheshel, do t’i dërgojë ultimatumin Serbisë që të pranojë hyrjen e Kosovës në OKB dhe të bëjë presion mbi kreun shtetëror që t’i vendosë sanksione Rusisë.
Ai shtoi se nëse SHBA me “thikë nën fyt” do të detyrojnë presidentin serb që të pranojë Kosovën, kjo do të nënkuptonte “fillimin e fundit të Serbisë”