Thaçi promovon librin e vet në Londër

Lajme

Thaçi promovon librin e vet në Londër

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:23
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka promovuar në Londër librin e vet të titulluar “New State, Modern Stateman”.

Në promovimin e librit të cilin nuk e ka shkruar ai, por Roger Boys dhe Suzy Jagger, Thaçi ka shkruar se kanë marrë pjesë akademikë, historianë, diplomatë e gazetarë të respektuar

“Në praninë e një publiku të respektuar, ku merrnin pjesë akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë, sot në Londër u promovua libri ‘New State, Modern Stateman’ i shkruar nga Roger Boys dhe Suzy Jagger. Para të pranishmëve për librin diskutuan autorët, ndërkaq me një fjalë rasti më nderoi ish sekretari i NATO-s, lordi George Robertson”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat