Ushtria e Kosovës, shpërthen Vuçiq: Me 1244, Serbia të kthejë trupat në Kosovë

Lajme

Ushtria e Kosovës, shpërthen Vuçiq: Me 1244, Serbia të kthejë trupat në Kosovë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:40
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur edhe një herë kategorikisht kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk lejohet sipas marrëveshjes së Kumanovës.

Duke u përgjigjur në interesimin e mediave nëse ndihmës sekretari i SHBA-së Wess Mitchell ka sjellë planin katër pikësh për Kosovën në Beograd, gjë të cilën diplomati amerikan e ka mohuar, presidenti Vuçiq deklaroi se sipas marrëveshjes së Kumanovës Kosova nuk mund të ketë ushtri.

“Iu bëj thirrje të gjithëve të gjejnë një letër të vetme, një shkronjë të vetme në ndonjë akt ndërkombëtar në të cilin shkruhet se është e lejuar. Sipas marrëveshjes teknike-ushtarake nga Kumanova, kurrfarë forcash kosovare nuk mund të ekzistojnë – mund të ekzistojë KFOR-i dhe askush tjetër. Sipas Rezolutës 1244 nuk parashihen forca shqiptare, por kthim të forcave serbe në Kosovë. Ushtria e Kosovës është në kundërshtim me të gjitha katet ndërkombëtare”, tha Vuçiq.

Ndryshe, ndihmës sekretari i SHBA-së Wess Mitchell ka deklaruar sot në Beograd se Kosova ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat