Vuk Jeremiq: Vuçiqi po përgatit zgjidhje katastrofale për Kosovën

Lajme

Vuk Jeremiq: Vuçiqi po përgatit zgjidhje katastrofale për Kosovën

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:20
Vuk Jeremiq

Kryetari i Partisë Popullore serbe Vuk Jeremiq ka deklaruar se aleatëve të Prishtinës u ka ardhur në maje të hundës rrëfimi për Kosovën dhe se kërkojnë që sa më parë të vijnë deri te një zgjidhje.

Sipas mediave serbe ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara është me rëndësi jo aq për vetë Prishtinën, sa për aleatët e saj në qarqet ndërkombëtare, të cilët do të dëshironin “t’i japin fund rrëfimit që u është mërzitur”.

“Ata në vitin 2008 mendonin se kjo shumë shpejt do të kryhet, ndërsa nuk është kryer, dhe tani detyrohen të takohen me njerëz si Ramush Haradinaj, (Aleksandar) Vuçiq dhe Hashim Thaçi. Këta janë njerëz me të cilët ata nuk do të dëshironin ta kalojnë kohën, përveç nëse janë të detyruar”, ka thënë Jeremiq.

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë konsideron se ashtu mendohet në qarqet ndërkombëtare dhe se për këtë presidenti serb Aleksandar Vuçiq ësht[ “bashkëbiseduesi ideal”.

“Sipas tij, Vuçiq “po përgatit një zgjidhje katastrofale për interesat serbe” në Kosovë, sepse “do të pajtohet të nënshkruajë marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, me çka do t’i mundësonte Kosovës që të fitojë karrige në KB.

“Sikur unë të isha bashkëbisedues i tyre, e besoj se kjo do të bëhet realitet në një të ardhme jo aq të largët, do të bisedojë në tjetër mënyrë, i vetëdijshëm nga njëra anë i fuqisë jo aq të madhe të Serbisë, por në anën tjetër i vetëdijshëm edhe për disa vlera komparative, përfshirë edhe aleancën diplomatike me shtetet që s’janë për t’u nënçmuar, kurse i përkrahin qëndrimet serbe”, ka thënë Jeremiq, duke i cekur si aleatë të Serbisë Rusinë dhe Kinën, shtete këto me të drejtë vetoje në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat