Lladrovci: Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar

Lajme

Lladrovci: Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar

Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:58
Ramiz Lladrovci dhe Ali Ahmetin,

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e aprovimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, ka biseduar dhe ka uruar Ali Ahmetin, liderin e shqiptarëve në Maqedoni për këtë sukses të shumëpritur.

Lladrovci ka shkruar në rrjetin social se “sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar kudo që jetojnë, për kultivimin e gjuhës amtare në komunikimin zyrtar edhe në Maqedoni, përdorimi i gjuhës shqipe”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sapo e urova liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin, nëpërmjet tij të gjithë shqiptarët në Maqedoni, për suksesin e shumëpritur, aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, një të drejte themelore, të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.

Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar kudo që jetojnë, për kultivimin e gjuhës amtare në komunikimin zyrtar edhe në Maqedoni, përdorimi i gjuhës shqipe!

Gëzuar dhe urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat