Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, Mimoza Kusari: Më në fund u realizua

Lajme

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, Mimoza Kusari: Më në fund u realizua

Nga: N.H Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:26
Mimoza Kusari

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit edhe kryetare e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar miratimin ligjit të gjuhës në Maqedoni.

Kusari ka shkruar se pas disa përpjekjeve, më në fund u realizua.

“Pas disa përpjekjeve, më në fund u realizua. Të filloj Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të mbajë stenograme për fillim me shkronja latine, duken çuditshëm emrat shqiptarë në çirilicë”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Një lindje e vështirë, miratimi i ligjit të gjuhës në Maqedoni. 

Pas disa përpjekjeve, më në fund u realizua. Të filloj Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të mbajë stenograme për fillim me shkronja latine, duken çuditshëm emrat shqiptarë në çirilicë.

Urojmë në zbatimin e plotë të ligjit dhe hapa të mëtutjeshëm për barazi të plotë mes etnive në Maqedoni. 

Është domosdoshmëri e funksionimit të shtetit demokratik, avancimi i pozitës së shqiptarëve deri në barazi të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat