Shpërthen në Serbi: Pas priftit narkoman, ja dhe prifti alkooliçar!

Lajme

Shpërthen në Serbi: Pas priftit narkoman, ja dhe prifti alkooliçar!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 15 mars 2018 Në ora: 08:13
Prifti Nenad ishte aq i dehur sa nuk mund të ecte pas të vdekurit, por njerëzit e vendosën atë në një rimorkio (së bashku me të vdekurin), duke e bartur te varreza

Gazeta beogradase e ditës së sotme “Kurir”, sjell një lajm tjetër për dukuritë negative me të cilat po përballet Kisha serbe.

Shkrimi spektakular nis me titullin:”Pas priftit narkoman, ja dhe prifti alkooliçar!”, duke apostrofuar priftin nga fshati Drugovac në Serbi, i cili dehur shoqëron me ceremoni fetare të vdekurin në varr dhe rrugës humb kontrollin dhe bie mbi arkivolin e të ndjerit.

- Prifti Nenad ishte aq i dehur sa nuk mund të ecte pas të vdekurit, por njerëzit e vendosën atë në një rimorkio (së bashku me të vdekurin), duke e bartur te varreza. Ai, natyrisht, ra në gjumë si top, kurse këmbën e kishte ngritur mbi rimorkio sikur të ishte duke u rrezitur në dielli ", thotë gazeta “Kurir”.

Ndërkaq, gazeta tjetër “Informer”, zbardh detaje të reja rreth arrestimit të priftit narkoman nga Pozhega e Serbisë, i cili kohë më parë u prangos me akuzën  për trafik droge nga Shqipëria dhe  prostitucion.

Sipas “Informer”-it, policia serbe ka hetuar se prifti Milan, narkoman, ka bashkëpunuar në këtë rrugëtim anti-ligjor, anti-njerëzor e anti-fetar me dy femra nënë e bijë: Svetlana (46) dhe Ana (24) Popadiq, kanë tregtuar tre ton drogë dhe kanë fituar tre milion euro, njofton gazeta  “Informer”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat